Njësiti për luftimin e trafikimit me narkotikë në Pejë, pas një informate në mbështetje të njësive të tjera policore dhe me urdhër të gjykatës, ka ndaluar dhe bastisur veturën me targa të Serbisë që drejtohej nga i dyshuari, shtetas i Serbisë edhe me dy të dyshuar të tjerë serbë, po ashtu shtetas të Serbisë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 972 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa me vendim të Gjykatës Themelore u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
Artikuj të ngjashëm
-
U gjenden mbi 26 kg marihuanë në veturë, arrestohen dy persona në Istog
-
Kërkohet paraburgim për të pandehurin që u kap me 4 kilogramë marihuanë
-
Në Prishtinë e Pejë tre të arrestuar, u kapën me drogë
-
Arrestohen për drogë dy shqiptarë e një serb në Kamenicë
-
Tre shtetas serbë arrestohen në Istog për shitje të drogës