Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit G.B., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, ndaj të pandehurit G.B., dhe të pandehurve R.M. dhe Sh.G., me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“Tek i pandehuri G.B., Policia e Kosovës gjatë bastisjes së veturës së tij ka konfiskuar 4kg e 917 gramë marihuanë dhe 1.2 gram narkotikë llojit kokainë, kurse tek dy të pandehurit tjerë janë konfiskuar 2 gram marihuanë. Po ashtu kjo prokurori ka lëshuar urdhër për kufizim të përkohshëm të veturës, ashtu që menjëherë pranë kësaj gjykate ka parashtruara kërkesën për sekuestrim e përkohshëm të veturës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Seanca dëgjimore për caktimin e këtyre masave pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.
-
Kërkohet paraburgim ndaj 4 të dyshuarve për narkotikë dhe një të dyshuari për krime kibernetike
-
Iu gjetën 5 kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë
-
Ndalohet një person për shitblerje të narkotikëve
-
Nga një muaj paraburgim tre të pandehurve që u zunë me 3.5 kg marihuanë
-
Ndalohen 2 persona për posedim të drogës, iu sekuestrohet edhe një veturë Audi Q5