Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.
Në njoftimin e policisë thuhet se pas informatave që ka marrë PK-ja, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në fshatin Gurakoc të Istogut, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar 19 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të cilat pas matjes kanë rezultuar të jenë me peshë mbi 9 kg.
Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Artikuj të ngjashëm
-
Policia arreston tre persona në Mitrovicë të Veriut
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, kapen me mbi 15 kg marihuanë
-
Pesë të arrestuar në Prizren për posedim të substancave narkotike
-
U gjenden mbi 26 kg marihuanë në veturë, arrestohen dy persona në Istog
-
Kapen me mbi 52 kg drogë, arrestohen tre persona