Menjëherë pas arrestimeve në Itali për trafikim droge, ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, kërkoi një takim me kryeprokurorin shqiptar, Adriatik Llalla. Burime pranë Prokurorisë se Përgjithshme, transmeton vizionplus, thonë se për shkak te angazhimeve, Prokurori i Përgjithshëm nuk do ta takoje sot ish-ministrin e brendshëm.
Mësohet se Tahiri kishte kërkuar te bisedonte me Llallën për akuzat publike qe i janë bërë për implikim ne trafikun e drogës, pas arrestimit të kushërinjve të tij në shtetin fqinj. Ndërkohë, për këtë rast Tahiri ka lajmëruar dhe një konferencë në orët e pasdites.
Artikuj të ngjashëm
-
Ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë i komunikohen akuzat
-
Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë përballet me drejtësinë
-
Llalla: Trafikantët ndihmohen nga ata që duhet t’i luftojnë
-
Shtyhet seanca për gjykimin e ish-ministrit Saimir Tahiri
-
Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, arrestohet në Romë