Gati dy javë nga grabitja në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, është arrestuar njëri nga autorët e grabitjes dhe tre bashkëpunëtorë.
Oltion Veseli, 38 vjeç nga Kruja, është njëri nga autorët e grabitjes. Bashkëpunëtorët janë: Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani, por me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani, dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale Çela), ndërsa 8 të tjerë janë ende në kërkim, mes të cilëve edhe Klement Çala.
Ndaj tyre është ngritur edhe akuza e “vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, që përfshin momentin kur ndodhi shkëmbi i zjarrit me forcat e FNSH-së ku mbeti i vrarë Murataj.
Bengasi rezulton një emër i njohur për Policinë e Shtetit, pasi është ndaluar edhe në 2015 së bashku me Klement Çalën personin më të kërkuar si të përfshirë në këtë grabitje.
Ndërkohë Oltion Veseli, që është njeri nga autorët e grabitjes rezulton se ka qenë në Jemen me studime, më pas ka ikur në Afganistan dhe është burgosur nga amerikanët për terrorizëm. Më parë ka qenë imam në xhaminë e Krujës, ndërsa vëllai i tij administron një pizzeri në Fushë-Krujë, pas së cilës dyshohet se fshihet Dash Kupa i dënuar për grabitjen e autoblindave me para të bankave në Qafë-Kashar më 2017-ën/TCh.
-
Për grabitjen në Rinas, pas ish-imamit në pranga edhe kasapi nga Kruja
-
156 vjet burgim për grupin që grabiti në Aeroportin e Rinasit
-
Mbyllen hetimet për megagrabitjen e Rinasit, prokuroria dërgon për gjykim 8 të dyshuar
-
Arrestohen vëllezërit Klement dhe Eldi Çala për grabitjen spektakolare para një viti në Rinas
-
Del videoja nga megagrabitja në Rinas, ku ndodhej “Daja” nga Peja