Inspektorati policor i Kosovës ka suspenduar për tri ditë një rreshter policor që shërbente në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq.
Rreshteri policor është suspenduar nën dyshimin për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Dje me datën 09 gusht 2023, si rezultat i veprimeve hetimore IPK ka parashtruar kërkesë Drejtorit Rajonal të Policisë Kufitare Veriu për suspendim në kohëzgjatje deri në tri ditë (3) ndaj një zyrtarit policor me gradën Rreshter, i cili shërben në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Leposaviq - Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale "Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së”, raporton IPK-ja.
-
IPK-ja arreston një rreshter policor nën dyshim për keqpërdorim të detyrës zyrtare
-
Rekomandohet suspendimi i tre policëve në Prizren, dyshohen për ryshfet
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e një rreshteri dhe një togeri në dy raste të ndara
-
Rekomandohet suspendimi i katër policëve në Podujevë, dyshohet se keqtrajtuan dy qytetarë