Inspektorati Policor i Kosëovës ka rekomanduar suspendimin e shtatë zyrtarëve policorë, përfshirë edhe një ushtrues detyre i komandidatit të stacionit policor të Gjakovës, për keqpërdorim të detyrës apo autorizimeve zyrtare.
IPK-ja ka treguar se në shtator të këtij viti ka nisur hetimet ndaj disa zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gjakovës. Fillimisht hetimet ishin lidhur me rastin e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor ku kishte gjuajtur ndaj një motoçiklisti në lëvizje, një person i dyshuar. Por gjatë hetimit të rastit, hetuesit e IPK-së kanë zbuluar prova shtesë me dyshimin e keqpërdorimit të detyrës apo autorizimeve zyrtare edhe nga disa zyrtarë policorë tjerë (si fshehje të dëshmive apo informacione lidhur me rastin).
Është rekomanduar suspendimi i një majori – U.D komandatit të stacionit policor në Gjakovë, ndaj një togeri policor, katër zyrtarëve policorë dhe një pjesëtari të stafit civil të Policisë së Kosovë.
“Hetimi fillimisht kishte filluar me dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” lidhur me një incident që kishte ndodhur më 13 shtator 2020. IPK-jaka qenë duke e hetuar në këtë rast rrethanat e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor me dyshimin se me rastin e gjuajtjes me armë zjarri ndaj një motoçiklisti në lëvizje (person i dyshuar) janë tejkaluar autorizimet e tij për përdorimin e armës zyrtare. Sidoqoftë, gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit e IPK-së kanë zbuluar prova shtesë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autorizimeve zyrtare edhe nga disa zyrtarë policorë(fshehje e dëshmive dhe informacioneve lidhur me rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm). Duke ju referuar autorizimeve ligjore të IPK-së, në interes të procedurës hetimore, IPK ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e shtatë punonjësve të Policisë së Kosovës si të dyshuar në këtë rast ( një major – U.D komandanti i stacionit policor të Gjakovës, një toger policor, katër zyrtarë policorë dhe një pjesëtar i stafit civil të PK-së). Hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim të IPK-së.