Për dyshime për korrupsion, mbrëmë është arrestuar hetuesi i krimeve ekonomike, Lavdim Osmani. Pak më vonë, siç mësoi Koha Ditore, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe policin Lutfi Menxhiqi, nën dyshime për korrupsion, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Sot përmes një komunikate për media, konfirmohet se Inspektorati Policor i Kosovës kishte pranuar informacione përmes rrugëve operative se dy të dyshuar (zyrtar policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit) mund të jenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.
“Bazuar në këto informacione, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent filluan të ndërmarrin veprime hetimore/operative duke përfshirë edhe masat e fshehta të hetimit ndaj dy zyrtarëve policorë dhe një qytetari. Bazuar në dëshmitë dhe provat e mbledhura si dhe bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, mbrëmë në Prishtinë është realizuar operacioni koduar me emrin “Ryshfeti” i cili rezultoi me arrestimin në flagrancë të një zyrtari policor dhe një qytetari”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.
Zyrtari policor Lavdim Osmani (zyrtar policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit) është arrestuar nga hetuesit e IPK-së me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Në vazhdën e veprimeve hetimore, operacioni “Ryshfeti” ka vazhduar me bastisje në dy lokacione të ndryshme (një në Prishtinë dhe tjetri në Vushtrri) ku janë gjetur prova të konsiderueshme dhe është arrestuar edhe i dyshuari tjetër - zyrtari policor me inicialet Lutfi Menxhiqi (rreshter policor në Drejtorinë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit).
Rreshteri policor është arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Marrje e ryshfetit”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve”.
Edhe
Arrestohet polici Lutfi Menxhiqi nën dyshimin për korrupsion
Të arrestuarve në këtë rast nga Inspektorati Policor me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
"Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës", përfundon raporti i IPK-së.
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Arrestohet polici që u kap në flagrancë duke marrë ryshfet
-
Aktakuzë për dy hetues të Krimeve Ekonomike për marrje të ryshfetit
-
Hetuesit e krimeve ekonomike dyshohet se morën ryshfet për të mos hetuar biznesin e kazinove