Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është intervistuar sot nga Policia pasi ka goditur fizikisht një gazetar të portalit IndeksOnline.
Në një përgjigje për Koha.net, Policia ka bërë të ditur se Shala është intervistuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetime e Krime të Rënda në lidhje me rastin “Sulm”, cili ka ndodhur më 17.12.2019.
Kurse, sipas njoftimit, viktima është intervistuar ditën e incidentit.
“Hetuesit policorë në koordinim me organet e prokurorisë, janë duke ndërmarrë të gjitha aktivitetet në kompletim të rastit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Kujtojmë se rasti kishte ndodhur në QKUK pas plagosjes së një këshilltari të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Dyshohet se Shala e kishte goditur gazetarin gjatë kohës sa ai ishte duke raportuar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkaq Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin me pagesë të policëve që nuk kishin ndërhyrë në kohën e incidentit.
-
Prokuroria mban fshehtë se kush po heton për sulmin e Shalës ndaj gazetarit
-
Inspektorati kërkon suspendimin e policëve që s’ndërhyn gjatë sulmit të Shalës ndaj gazetarit
-
Për rrahjen në Kuvend Prokuroria interviston Bislimin e Muratin
-
Kauboji i Vitit – Endrit Shala
-
Demokracia Studentore paralajmëron protesta nëse nuk shkarkohet Shala