Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna inspektorin shëndetësor Nysret Kuleta për shkak të dyshimeve se ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Vendimin për pezullimin parandalues, MSh e ka marrë duke iu referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
MSh do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet e rendit për të hetuar çdo rast që ngitet nga vet MSH-ja dhe kushdo tjetër lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
-
Pezullohet nga puna zyrtari i Shërbimit Korrektues, dyshohet se mori ryshfet
-
Pezullohet nga puna zyrtari i SHKK-së, i dyshuar për kontrabandë
-
Pezullohet zyrtari i SHKK-së, dyshohet se pranoi ryshfet
-
Një mjek ndalohet në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës
-
Për shkelje të rënda, 19 nëpunës civilë u larguan nga puna vitin e kaluar