Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Inspektorët zënë gurthyesin duke punuar edhe pse ishte ndaluar

Inspektorët për miniera dhe minerale kanë kryer kontroll në fshatin Zmiq në Mitrovicë ku kanë hasur aktivitete të kundërligjshme nga një kompani në një gurthyes.

Pavarësisht se Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale ia kishte ndërprerë aktivitetin, kompania ka vazhduar punën.

“Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale i kishte ndërprerë aktivitetin kompanisë punën përkohësisht duke shpallur mjetet e punës si kamionët dhe ekskavatorët me te cilët kryheshin punimet të sekuestruara me shirita ndalimi në atë vend. Personat e dyshuar nga kompania kishin hequr po atë ditë shiritat ndalues dhe kishin marrë kamionët duke i dërguar në një vend punishte tjetër. Lidhur me rastin i dyshuari dhe dëshmitari meshkuj kosovarë janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e
PK-së

.