Inspektorati i Tregut, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës, kanë mbyllur përkohësisht nëntë qendra masazhi pasi dyshohet se ushtronin veprimtarinë në kundërshtim me ligjin.
Të martën në mbrëmje janë realizuar inspektime në 17 lokacione në Prishtinë, ku cak ishin qendrat e masazhit, me qëllim verifikimin e ligjshmërisë së veprimtarisë së tyre, sipas njoftimit të MINT-it.
“Si rezultat i këtyre inspektimeve, Inspektorati i Tregut ka bërë mbylljen e përkohshme të 9 lokaleve ku ushtrohej veprimtaria e masazhave. Ndaj operatorëve ekonomik që në kundërshtim me ligjin ushtrojnë veprimtarinë e tyre, do të shqiptohen masat ndëshkuese sipas ligjit në fuqi”, thuhet në njoftim.
-
Mbyllen dy qendra masazhi në Gjakovë e një në Rahovec, shqiptohen pesë gjoba
-
Mbyllen 12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
Inspektorati i Tregut mbyll 34 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate
-
Inspektorati i Punës ndalon punën në 13 vendpunishte në Prishtinë dhe Fushë Kosovë