12:37 - Në aksidentin e ndodhur mbrëmë (28.4.2018) rreth orës 20:45 minuta në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshmë”, ku një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës në të cilën ndodheshin dy zyrtarë policorë, për shkaqe ende të panjohura, kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc, nga të gjitha institucionet dhe njësitet prezentë ende vazhdojnë angazhimet intensive drejt kërkimit të dy zyrtarëve policor.
Policia, në njoftimin e fundit për media, thotë se ashtu siç është bërë e ditur, menaxhmenti i lartë i PK-së, në vendin e ngjarjes kanë angazhuar menjëherë të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, duke përfshirë edhe koordinimin, bashkëpunimin dhe angazhimin e menjëhershëm të njësitit të zjarrfikëseve, ekipit mjekësor, njësitit të FSK-së dhe njoftimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili po ashtu ka dalë në vend ngjarje.
Një interesim dhe përkushtim të pakursyer drejt këtij rasti e kanë dhënë edhe Qeveria e RKS-së, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Kosovës, FSK-ja dhe institucionet tjera prezente, ku sot ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Kryeministrit, Avni Arifi dhe U.D. i Drejtorit të përgjithshëm të PK-së, Naim Rexha, kanë dalë në vendin e ngjarjes për tu kujdesur nga afër dhe për tu njohur me të gjitha zhvillimet rreth rastit.
“Krerët e institucioneve gjatë kësaj vizite u zotuan se do të angazhohen maksimalisht dhe nuk do të ndalen për asnjë çast drejt daljes në ndihmë dhe kërkimit të dy zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksident, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Po ashtu theksuan se ndajnë shqetësimin me familjarë dhe zyrtarë policorë në këtë fazë shumë të vështirë për fatin e dy policëve, të cilët ishin në shërbim të qytetarëve dhe vendit. Njëkohësisht u falënderuan të gjitha institucionet, njësitet, qytetarët dhe zyrtarët policor që janë duke vazhduar me aktivitetet drejt kontrollimit të terrenit dhe rrjedhës se lumit ku ka ndodhur aksidenti”, thuhet në njoftimin për media të PK-së.
Gashi: Ende s’ka informacione se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve
Edhe
Bie vetura e policisë në lumin Lepenc, zhduken dy policë
12:23 - Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka vizituar vendin ku po kërkohen dy policët e humbur, në lumin Lepenc, ku ka thënë se ende nuk kanë informacione të sakta se si ka ndodhur aksidenti i dy policëve mbrëmë rreth orës 20:45.
Sipas tij, aksidenti ka ndodhur në një vend ku rruga është e papërshtatshme, raporton KP.
Ndërsa u.d. i drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Naim Rexha theksoi se të gjitha njësitet janë duke bërë gjithçka për gjetjen e policëve të aksidentuar.
Bashkë me ministrin ishte edhe shefi i stafit të kryeministrit, Avni Arifi.
Vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur pas aksidentit në Lepenc
Po vazhdon kërkimi i dy policëve të aksidentuar mbrëmë rreth orës 20:45, ku vetura e tyre ka rënë në lumin Lepenc.
Ata janë të moshës 28 dhe 25 vjeçare dhe punonin në stacionin policor në Kaçanik, raporton KTV.
Edhe
Bie vetura e policisë në lumin Lepenc, zhduken dy policë
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, i cili ka shprehur gatishmërinë e institucioneve për gjetjen e dy zyrtarëve policorë.
Ndërsa zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë, Naim Rexha, ka thënë se ende nuk i dinë shkaqet e aksidentit.