Janë identifikuar dy shqiptarët e gjetur të vdekur në Londër më 19 dhe 20 dhjetor. Policia vendase njofton se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Arbër Fesko, 30 vjeç, dhe shtetasin kosovar, Shkëlqim Paja, 31 vjeç.
Trupi i Feskos u gjet në bagazhin e një makine në Scratchwood Park, Barnet, ndërsa një ditë më pas u gjet trupi i Pajës në Hogg Lane, Elstree. Të dy shqiptarët kanë humbur jetën nga goditjet me thikë.
Autoritetet kanë identifikuar si autorë të vrasjeve dy persona, njëri prej tyre shqiptar. B., Berisha, 42 vjeç, dhe K., Tuwisana, 31 vjeç, dyshohen si autorë të vrasjeve. “Scotland Yard” ka njoftuar se po zhvillon hetime komplekse mbi ngjarjen, pa dhënë më shumë detaje.
Artikuj të ngjashëm
-
Britani, vriten për 24 orë një shqiptar i Kosovës dhe një i Shqipërisë – një tjetër arrestohet si i dyshuar
-
21-vjeçari kosovar ekstradohet në Britani pasi akuzohet për dy vrasje
-
Një shqiptar në Britani dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy bashkëkombësve
-
Ekzekutuan bashkëkombësin, policia britanike shpall në kërkim dy kosovarë
-
22-vjeçari shqiptar vritet me thikë në Londër