Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Britani, vriten për 24 orë një shqiptar i Kosovës dhe një i Shqipërisë – një tjetër arrestohet si i dyshuar

Foto: Reuters / ilustrim

Policia britanike që ishte duke hetuar një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Elstree dhe në Barnet, kanë publikuar identitetin e viktimave.

BBC raporton se trupi i Arber Feskos, 30 vjeç, shtetas shqiptar, është gjetur në bagazhin e një veture afër parkut Scratchwood, Barnet, Britani e Madhe, mbrëmjen e 19 dhjetorit, transmeton Koha.net.

Mesditën e nesërme, trupi i Shkelqim Pajas, 31 vjeç, shtetas kosovar, u gjet në disa shkurre në Hogg Lane, Elstree, Britani e Madhe.

Testet post-mortore zbuluan se të dy vdiqën nga therjet me mjet të mprehtë. Deri më tani, dy meshkuj janë akuzuar për vrasjet.

Besnik Berisha, 42 vjeç, nga Martock Gardens, Friern, Barnet, dhe Kaziku Tuwisana, 31 vjeç, pa adresë të përhershme, u akuzuan për dy vrasjet.

Edhe Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që u vranë në Londër Kronikë Identifikohen dy të rinjtë shqiptarë që u vranë në Londër

Detektivët po tentojnë të krijojnë një afat kohor të ngjarjeve, në atë që po e quajnë “hetim kompleks”, ka thënë Policia Metropolitane britanike.

Ata kanë kërkuar nga shoferët që “mund të kenë kapur diçka që mund të dëshmohet si shumë me rëndësi” në kamerat e sigurisë në makinat e tyre, t’i kontaktojnë ata.