Dje në fshatin Rudare në Zveçan, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Boshnjakë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Tregti e ndaluar”.
Ata bënë ndërrimin e afatit të skadimit në pakot e produkteve ushqimore dhe pastaj të njëjtat i kanë vendosur në treg për shitje.
“Njësitë policore së bashku me inspektorët e tregut në dy lokacione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, pajisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë. Përveç këtyre janë konfiskuar dy vetura dhe tre telefona celularë”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Parandalohet futja në treg e mallrave me afat të skaduar
-
Arrestohen gjashtë të dyshuar në katër lokacione për disa vepra penale
-
AUV-i gjen produkte ushqimore me afat të skaduar në Prishtinë, inicion rastin
-
Gjendet sasi e konsiderueshme produktesh pa afat në disa markete në Podujevë
-
Arrestohet pronari i depos që shpërndau artikuj ushqimorë me afat të skaduar