Viktima e mbrëmshme në Vlorë, pronari i një lokali dhe biznesmeni Vasil Dervishaj që u ekzekutua sapo ka zbritur nga vetura, nuk është një emër i panjohur për policinë.
“Panorama” bën me dije se ai ka qenë i arrestuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet në disa pista, duke u përqendruar veçanërisht në atë të një krimi për hesape droge dhe në një krim për shkak të hakmarrjes pas një hasmërie të vjetër.
Mësohet se vëllai i viktimës ka vrarë një vajzë para pak vitesh dhe për këtë ngjarje ka bërë 7 vjet burg. Por kjo është pista me pak e mundshme që po hetohet. Sakaq, mësohet gjithashtu së një vit më parë viktima ka pasur një konflikt në qendër të qytetit për shkak të biznesit të kafesë.
Nuk ka ende asgjë zyrtare lidhur me shkakun, pasi policia thotë se është duke hetuar për ngjarjen.
Edhe
Gjendet një 27-vjeçar i vrarë në veturën e tij në Vlorë
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorëve, të cilët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fierit për të humbur gjurmët.
Si pjesë e procedurës hetimore, policia ka bërë edhe disa shoqërime për t’i pyetur lidhur me ngjarjen, por nuk ka asnjë të dyshuar apo identifikuar si autor.