Një vrasje ka ndodhur në Dukat të Ri në Vlorë mbrëmjen e kaluar.
Viktima është 27-vjeçari Beniamin Faslli Bezhani. Ngjarja është raportuar nga një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një veturë është e ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia njofton se kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen, raporton tch.
“Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.