Kronikë

I vidhet vetura në oborr, rastin po e heton Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë, që theksohet se ka ndodhur të martën pas mesnate në fshatin Bec në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë një personi i është vjedhur vetura në oborrin e shtëpisë së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur nga oborri i shtëpisë i kanë vjedhur veturën e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.