Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I vazhdohet paraburgimi të dyshuarit për vrasjen e nënës në Pejë

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Të dyshuarit për vrasjen e nënës së tij në Pejë iu vazhdua masa e paraburgimit.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, ka njoftuar se të dyshuarit i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

Më 14 prill, U.H dyshohet se në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë ka vrarë nënën e tij.

Pas rastit tragjik, prokurorja Sahide Gashi ka thënë se kanë siguruar dëshmitarë okularë dhe se i dyshuari nuk mund të fliste. /KosovaPress