Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit ka pasur punë me të dehur edhe në rajonin e Mitrovicës.
Atje ka arrestuar një mashkull serb, pasi që i njëjti ne gjendje të dehur ka demoluar gjashtë televizorë në lokalin – bastore të ankuesit mashkull serb.
“Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 5000 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është mbajtur në stacion deri në këndellje për 6 orë”, njofton PK-ja.
Ndërkohë në Rrugën e Kolashinit, rreth orës 20:20, të së shtunës, raportohet se dy të dyshuar, njëri mashkull rom ndërsa tjetri mashkull serb, pas një konflikti verbal janë përleshur edhe fizikisht.
“Sipas dy dëshmitarëve meshkuj romë të njëjtit ishin në gjendje të dehur dhe se ngjarja ka ndodhë në një lokal. Gjatë tentimit për të ndaluar konfliktin njëri nga dëshmitarët ka pësuar lëndime të lehta trupore si dhe në lokal është thyer një dritare. Lidhur me rastin njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Përleshje mes vëllezërve për pronë në Mitrovicë, përfundojnë në mbajtje
-
Gjashtë serbë arrestohen në Mitrovicë të Veriut, pas sulmit ndaj tre policëve
-
Policia: Qytetari serb që pretendon se u keqtrajtua, u arrestua për vandalizëm
-
Në sheshin e Skenderajt dyshohet se një lokal shfrytëzohej si bastore
-
Zyrtarët policorë sulmohen gjatë mbylljes së një lokali në Mitrovicë