Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me iniciale L.L., e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 09.10.2017 nga ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më datën 09.11.2017.
I pandehuri me iniciale L.L., sipas Gjykatës Themelore të Prizrenit,dyshohet se nga qershori i vitit 2017 e deri me datën 09.10.2017 në fshatin Landovicë – Komuna e Prizrenit, gjatë përfaqësimit apo kujdesit për interesat pasurore të personit tjetër, nuk përmbush detyrimet e tij ose i keqpërdor autorizimet e tij me qëllim që vetes apo personit tjetër t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshëm apo t’i shkaktojë dëm personit, interesat pasurore të të cilit ai i përfaqëson ose pasuria e të cilit është nën kujdesin e tij.
“... në atë mënyrë që i njëjti, në cilësi të bariut, ka punuar në firmën e dhive të të dëmtuarit S.K. dhe që nga qershori i vitit 2017 e deri me datën 09.10.2017 i ka shitur 51 copë dhi dhe 20 edha, të cilat i ka pasur nën mbikëqyrje, personave të ndryshëm”, thotë Gjykata Themelore e Prizrenit.
Me këtë veprim, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit” nga neni 342 parag.1 të KPRK-së.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhënie të fajdeve në Prizren
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për shitje të shtëpive që ishin të shitura
-
Një muaj paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Prizren
-
Një muaj paraburgim për shitje të narkotikëve, kultivim kanabisi dhe posedim të armëve
-
Një muaj paraburgim personit që dyshohet se dhunoi një të mitur në Prizren