Një person është therur me thikë nga një i mitur mbrëmjen e së dielës në Prishtinë. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klintoni”, ku viktima është goditur me thikë disa herë nga i dyshuari, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK dhe shtrirë në spital për tretman të mëtejme mjekësor, me gjendje stabile sipas mjekëve”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti është duke u hetuar.