Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri pëson lëndime të rënda pasi goditet nga vetura në Lipjan

Një person i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë gjatë pasdites të së shtunës në Lipjan.

Si pasojë e lëndimeve të marra, i lënduari i cili ishte këmbësor, është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rr. Dëshmorët e Kleçkës, Lipjan (NN) 26.02.2022 – 16:00. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori të mitur mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.