Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i mituri që në Lipjan goditi dy këmbësorë me veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka arrestuar të miturin që dyshohet se të martën në fshatin Banullë të Lipjanit ka goditur dy këmbësorë me veturë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. 

Rasti është cilësuar si aksident trafiku me lëndime të rënda. 

“Më 03.09.2026 njësia e hetimeve ka arritur që ta identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar të mitur mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.