Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mituri në Han të Elezit detyron të miturin që t’i japë para

Policia e Kosovës ka raportuar se një i mitur në Han të Elezit ka detyruar viktimën, po ashtu i mitur, që t’i japë para.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima i ka dhënë disa herë para në vlerë deri në 10 euro.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i mitur, ka detyruar viktimën mashkull kosovar i mitur që t’i japë para. Viktima, të dyshuari i ka dhënë disa here para në vlere nga 1 € deri në 10 €. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.