Dje në Deçan ka vdekur një 6 vjeçar, i cili u qëllua me armë nga një tjetër i mitur.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, ka njoftuar se ai ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Spitalin e Pejës.
“Më datë 07.06 Policia e Kosovës është informuar se një fëmijë është duke u sjellur në Spitalin e Pejës i lënduar rëndë, nga fshati Berliq i Komunës së Deçanit.”, tha Rugova.
Ai shton se Policia pasi ka shkuar në spital e ka kuptuar se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 6 vjeçare, i cili ka qenë i lënduar në kafkë nga një mjet i dyshimtë.
“Diku rreth orës 20:16 minuta, Policia është informuar se fëmija ka ndërruar jetë”, ka thënë Rugova.
Edhe
Në Deçan, 8-vjeçari qëlloi për vdekje vëllanë 6-vjeçar me armën e prindit
Fëmija ka vdekur pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet relevante së bashku me prokurorin e shtetit. Po hetojmë rastin pasi është i ndishëm”, ka thënë Rugova.
-
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
-
I biri godet babanë me sëpatë në Deçan
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”
-
Vdiq një fëmijë në Spitalin e Pejës, Policia e cilëson rastin si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”