Hetuesit policorë të Stacionit të Suharekës, gjatë detyrave operative kishin gjetur se një i mitur nga fshati Gjinoc kishte ekspozuar dy pistoleta të llojeve të ndryshme në rrjetin social “Facebook” .
Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, i mituri është ftuar për t’u paraqitur në stacion dhe është pyetur për rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar t’i dorëzojë në mënyrë vullnetare armët të cilat i posedonte.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që të shkojnë në shtëpinë e të dyshuarit për t’i sekuestruar armët. Në pani të anëtarëve madhorë të familjes, krim teknikët i kanë sekuestruar dy pistoleta;
“Bereta” model PX4 me numër serik PX231269
“Crvena Zastava” kalibri 9mm numër serik 8758
tre karikatorë
gjashtëdhjetë fishekë të kalibrit 9mm.
Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.