Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I mbushet shtëpia me grafite, burri nga Vushtrria raporton rastin në Polici

Policia

Një burrë nga Vushtrria ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë shkruar grafite në pjesë të ndryshme të shtëpisë së tij.

Policia nuk e ka bërë të ditur përmbajtjen e grafiteve por rasti është cilësuar si nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

“Vushtrri 31.10-01.11.2023 – 16:00-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të dyshimtë, të panjohur, në derën e hyrjes së shtëpisë, garazhit si dhe në disa dritare të shtëpisë së tij me sprej kishin shkruar grafitë”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti thuhet se është në procedurë të rregullt hetimore.