Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I kërkuan: Ose 20 mijë euro, o do të kesh pasoja!

Policia e Kosovës, përmes raportit të sotshëm bën të ditur se më 17 dhjetor, në orët e para të mbrëmjes (në 17:10) një person nga Kamenica (shqiptar, shtetas i Kosovës) kishte raportuar se ishte shantazhuar nga persona të panjohur, të cilët i kishin kërkuar t’u jepte atyre 20 mijë euro, ose “do të ketë pasoja”.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar një SMS ku është shantazhuar nga persona të panjohur të cilët i kanë kërkuar një shumë parash prej 20.000 € përndryshe do të ketë pasoja”, thuhet në raport.

Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin, sqaron Policia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm