Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre persona në Pejë ia kërkojnë një familjeje borxhin 30 mijë eurosh të djalit të ndjerë

Tre persona në Pejë i kanë kërkuar borxhin 30 mijë euro me interes 4 për qind një personi, duke thënë se këtë borxh ua kishte djali i tij, tashmë i ndjerë.

Personi ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, ndërsa ka treguar se tre të dyshuarit e kishin paralajmëruar se nëse nuk i siguron paratë brenda një jave, atëherë ato para do t’ia marrin djalit të vogël të tij, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Policia po e heton rastin.