Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm thotë se në Vushtrri, më 4 nëntor (rasti u denoncua dje, më 6 nëntor) një shqiptar, shtetas i Kosovës, e kishte detyruar një person të futej në veturën e tij, të cilin e kishte çuar në një fshat, ku pasi e kanos me të shtëna nga armë zjarri i kërkon që çdo muaj t’i paguaj në dorë nga 500 euro si dënim “pasi ankuesi ka pasur bisedë telefonike kohë më parë me të dashurën e tij”.
sqaron në raport se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të pistoletës, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.
Nuk raportohet për të arrestuar, por vetëm për hetime.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari që detyroi një burrë t’i jepte 50 mijë euro
-
Një muaj paraburgim burrit që mashtroi me vizë dhe i mori jashtëligjshëm 17.000 euro
-
Arrestohet i dyshuari, vodhi telefonin në vlerë 1300 euro dhe e shiti në mobi-shop
-
Dënim me kusht për dhunim, parashkrim për vjedhje
-
Kanoset një person në Prishtinë duke iu kërkuar disa mijëra euro