Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin për vjedhjen e një telefoni në vlerë 1300 euro. Sipas njoftimit të Policisë ai ka i ka vjedhur telefonin një gruaje dhe e ka shitur në një dyqan të telefonave në Vushtrri.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur më 8 dhjetor në Prishtinë. “Me datën 27.12.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se ia kishte vjedhur telefonin celular në vlerë 1300 euro viktimës femër kosovare. I dyshuari telefonin e kishte shitur te një mobi-shop në Vushtrri i cili është sekuestruar dhe i kthehet viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet për vjedhje një algjerian në Prishtinë, u kap duke e kërcënuar punonjësen e marketit
-
Vodhi tre kompjuterë në një kompani, arrestohet
-
Vodhi mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, arrestohet
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen në një lokal në “Ulpianë”
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona