Punëtori i një pompe derivatesh në Zhabar të Mitrovicës ka informuar Policinë e Kosovës se i janë grabitur rreth 300 euro nga një person i armatosur dhe i maskuar.
Rasti ka ndodhur të mërkurën pas mesnate.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se derisa ishte në vendin e punë në pompën e derivateve, është grabitur nga një person i maskuar dhe i armatosur. Nga ankuesi janë grabitur rreth 300 euro. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Grabitet punëtori i pompës së derivateve në Trudë
-
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Lipjan
-
Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Kaçanik