I dyshuari për të shtënat me armë në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë më 27 qershor, është paraqitur në polici dhe është dërguar në mbajtje.
Siç ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh, i dyshuari ka njoftuar të martën për vendndodhjen e një pistolete që dyshohet se është përdorur në rast. Arma është sekuestruar.
Drejtoria rajonale e Prishtinës ka bërë të ditur se i dyshuari është Z.K..
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Në raportin policor vepra është cilësuar si “vrasje në tentativë”.
Kur pati njoftuar për rastin, në raportin e 28 qershorit, Policia pati bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur tetë gëzhoja. Dyshimet ishin se të shtënat kishin ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete në rrugë. Të dyshuarit kishin ikur në drejtim të panjohur.
Nuk qe raportuar për të lënduar.