Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I digjet shtëpia dhe vetura në Prishtinë një mërgimtari

Policia e Kosovës është informuar se dje, në orët e hershme (01:20), në rrugën “Rugova” të Prishtinës, është përhapur një zjarr.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë: vetura, shtëpia dhe objekti ndihmës i shtëpisë së vëllait të tij i cili gjendet jashtë vendit”, thotë Policia, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për lëndime në njerëz.