Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dënuari me burgim vdes në spitalin e Pejës

Foto: Koha

Një person i cili ishte në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës, ka ndërruar jetë pasi ishte dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

Vdekja e tij është konstatuar edhe nga ekipi mjekësor, ndërsa nuk kanë dhënë detaje për shkakun e vdekjes së tij.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.