Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim, i dënuar në Greqi me 25 vite burg për vrasje, kapet në Shkodër.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me strukturat e D. V. P Shkodër dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit në rrugë operative , u zhvillua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, ku u bë e mundur kapja e shtetasit në kërkim Ilir Bajrami, 40 vjeç, banues në Shkodër.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim Nr.35, datë 11.04.2017, ka njohur vendimin e autoriteteve të drejtësisë greke ku shtetasi Ilir Bajrami është i dënuar me 25 vite burg, për ngjarjen e ndodhur më 15.08.2001 në Athinë, Greqi,.
Shtetasi Ilir Bajrami ka vrarë me mjet prerës (thikë) një shtetas grek.
Materialet hetimore i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.
-
Arrestohet në Greqi i dënuari në Shqipëri për vrasje të rëndë më 1997
-
Arrestohet në SHBA shtetasi shqiptar i dënuar për tri vrasje
-
Policia ndjek një person nëpër fusha, del se ai ishte i dënuar për tentim vrasje
-
Vritet e më pas i zhduket trupi një 31-vjeçari në Dhërmi
-
40-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga bashkëshorti në Greqi