Një 37-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për vrasje në vitin 1997 gjatë një grabitje është ekstraduar mesditën e së premtes nga Greqia.
Mësohet se Saimir Gegolli, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 14.10.2010 e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasje”, transmeton tch.
Gegolli u dënua pasi më datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.
Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Gegolli, i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.
Shtetasi S. G., është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
-
I dënuar në Greqi me 25 vjet burgim për vrasje, kapet në Shkodër
-
Arrestohet shtetasi i Kosovës sapo futet në Gjermani, ishte i dënuar për vrasje
-
Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e një gruaje në Prizren 11 vjet më parë
-
Vritet e më pas i zhduket trupi një 31-vjeçari në Dhërmi
-
I dënuar me burg të përjetshëm për vrasje, shqiptari kapet në Korenë e Jugut