Policia në Istog ka arrestuar një të dyshuar i cili në gjendje të dehur fillimisht kishte shtënë me armë zjarri para një restoranti e më pas ka shkuar tek Kuvendi Komunal-Istog, me qëllim që të hyjë në zyrën e kryetarit, por është ndaluar nga personat përgjegjës.
Nga i dyshuari është konfiskuar arma-revole e llojit: “Si Sauer”, me një karikator, 9 fishekë kal. 9 mm, si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja. Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Videoja që çoi në arrestimin për armëmbajtje pa leje në Istog
-
Raportohet se i ndalonte automjetet pa autorizim, arrestohet për armëmbajtje pa leje
-
I gjenden në shtëpi pistoleta e pushkë automatike, arrestohet 20-vjeçari nga Istogu
-
Një person plagos veten, ishte i dehur
-
Konfiskohen dy armë në Istog dhe dhjetëra fishekë