Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I dehuri aksidentohet me veturën e policisë në Kodër të Trimave, lëndon policët

Një person nën ndikimin e alkoolit ka fyer një qytetar dhe pasi patrulla e policisë duke ndalë të dyshuarin, ai ka tentuar të ikë nga vendi i ngjarjes, por ka goditur veturën e Policisë së Kosovës.

Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy pjesëtar të PK-së, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.