Policia e Kosovës ka raportuar për një dhunë familjare e cila ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Në raportin policor thuhet se një burrë i cili ishte nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht gruan e tij, transmeton Koha.net.
Viktima thuhet se pas lëndimeve që ka pësuar, ka kërkuar tretman mjekësor.
I dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm