Gjykata e Apelit, më aprovimin e pjesshëm të ankesës së prokurorisë, por edhe sipas detyrës zyrtare, ia ka ashpërsuar dënimin më burgim të akuzuarit Gafur Rexhaj i akuzuar për “marrje ryshfeti”.
Kështu, nga 1 vjet burgim sa ishte dënuar muaj më parë, nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, atij i është rritur dënimin në 2 vjet e gjysmë.
Gjykata e Apelit po ashtu, të akuzuarit ia ka shqiptuar edhe dënimin plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike, në kohëzgjatje prej 5 vjetëve, i cili do të ekzekutohet pas vuajtjes se dënimit me burg. Ndërsa dënimin me gjobë prej 3 mijë eurove, e ka marrë si të vërtetuar.
“Gjykata e Apelit, gjeti se gjykata e shkallës së parë, nuk ka vlerësuar drejtë rrethanat lehtësuese dhe rënduese, dhe kjo ka ndikuar në shqiptimin e një dënimi jo të drejtë, në raport me veprën e kryer. Apeli e ka marr si rrethanë renduese faktin se i akuzuari i ka shfrytëzuar hapësirat e një restoranti për aktivitetin e tij korruptiv. Pastaj si rrethana tjera renduese janë vlerësuar, pasojat e rënda të veprës penale si dhe pesha e pozitës zyrtare të akuzuarit”, thuhet në njoftim.
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti
-
Lirohen nga paraburgimi tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës të dyshuar për marrje ryshfeti
-
Arrestohet një inspektor i punës, zihet në flagrancë duke marrë ryshfet
-
Paraburgim ndaj 3 zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, dyshohen për keqpërdorim detyre e ryshfet
-
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet