Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

I arrestuari vjet për 2.4 ton kanabis, ndërron jetë në QSU të Tiranës

Ndërron jetë Demo Progonati 46-vjeç. Ai u arrestua më 15 janar 2017, ndërsa akuzohej për trafikun e 2.4 ton kanabis drejt Italisë.

Ai qe prangosur si shoferi i kamionit që do çonte drogën në Itali. Progonati ndërroi jetë pak ditë më parë në QSUT, ndërsa mësohet se ishte shtruar, pasi vuante nga HIV-i.

Gjykata ka pushuar hetimet për Progonatin, ndërsa vijon procesi për të akuzuarit e tjerë nga drejtësia si grup i strukturuar kriminal.

Report Tv mëson se avokati i Demo Progonatit, Roland Islami bëri kallëzim penal për vdekjen e klientit ndaj drejtorisë së Burgjeve dhe ekspertit mjeko ligjor.

Ata janë paditur për ekspertizë të rremë, shpërdorim detyre dhe mos dhënie e ndihmës për klientin e tyre. Avokati e cilësoi si vrasje vdekjen e klientit të tij, ndërsa kërkoi nga drejtësia që të zbardhë ngjarjen.