Një person i armatosur mbrëmë ka hyrë me armë në repartin e Gjinekologjisë në QKUK, transmeton Koha.net.
Policinë për këtë e ka njoftuar ankuesi, punëtor i sigurimit, mashkull K/Shqiptar.
Ai ka thënës se derisa ishte në vendin e tij të punës një person mashkull K/Shqiptar, me dhunë duke ekspozuar edhe një armë zjarri ka dashur të hyjë në repartin e gjinekologjisë.
Patrulla policore ka identifikuar dhe ka lokalizuar të dyshuarin ku në automjetin e tij ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë me gaz, me një karikator pa fishekë kal.9mm.
I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.
Artikuj të ngjashëm