Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Humb kontrollin mbi automjetin, lëndohen dy persona

Foto: Koha

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në Kaçanik.

Policia njofton se deri te aksidenti ka ardhur derisa drejtuesi në një kthesë e ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke dalë jashtë rrugës, e pastaj është rrotulluar në një teposhtë të madhe, transmeton Koha.net.

Viktimat kanë marrë tretmanin mjekësorë.