Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hedh drunj nga traktori për të penguar Policinë, arrestohet një burrë në Shtime

Në Shtime dje është arrestuar një person pasi nuk është ndalur dhe ka hedhur drunj nga traktori i tij për ta penguar patrullën policore, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti ka ndodhur më 25 dhjetor në ora 08:41.

“Njësit policore gjatë një pike kontrolle kanë tentuar të ndalin një mjet motorik -traktor i ngarkuar me drunj, por i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i traktorit nuk është ndalur dhe rrugës ka filluar të hedh drunj nga traktori me qëllim të pengimit të patrullës policore. Njësit policore kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar dhe pas intervistës i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.