Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Hajnat vjedhin katër pasaporta gjermane në një veturë në Ferizaj

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur i kishin thyer xhamin e veturës së tij dhe nga aty kishin vjedhur një çantë dhe katër pasaporta gjermane.

Rasti ka ndodhur në Ferizaj, në mesditën e së hënës.

“Ferizaj 31.12.2018 - 14:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar në polici se të dyshuar të panjohur kishin thyer xhamin e veturës së tij dhe nga aty kishin vjedhur një çantë dhe 4 pasaporta Gjermane”, thuhet në raport.