Dy persona që po pritnin dru në një pyll në fshatin Zmiq të Mitrovicës, kanë qenë të rrezikuar nga një detonim që ka ardhur nga një kompani gurthyese.
Ata e kanë lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës, e kjo e fundit njofton për këtë në raportin 24 orësh.
“Dy ankuesit meshkuj shqiptarë kanë njoftuar policinë se derisa kanë qenë duke prerë dru në malin e tyre kanë dëgjuar një datonim dhe pas pak në afërsi të tyre kanë rënë disa gurë të përmasave të mëdha që dyshohet se kanë ardhur nga një kompani që ka bërë minimin e shkëmbit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
“Ankuesit deklarojnë se nuk kanë parë asnjë shenjë paralajmëruese se është duke u punuar nga kompania”, thuhet më tej në raport.
Policia njofton tutje se lidhur me rastin janë njoftuar inspektorët komunalë dhe prokurori.
-
Inspektorët zënë gurthyesin duke punuar edhe pse ishte ndaluar
-
Kontrabandim me mallra dhe falsifikim dokumenti në Svircë të Kamenicës
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë
-
Dy makina dëmtohen në Mitrovicë si pasojë e një shpërthimi
-
Hetohet një gurëthyes në Suharekë – përdorte detonatorë për minime të kundërligjshme