Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja nga Vitia raporton djalin, thotë se me bashkëshortin përjetojnë dhunë në vazhdimësi

Policia

FOTO: Ilustrim

Një grua ka raportuar të shtunën në Viti se është sulmuar verbalisht nga djali i saj.

Policia ka bërë të ditur të dielën se sipas ankueses, ajo dhe bashkëshorti i saj në vazhdimësi përjetojnë dhunë nga i dyshuari.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.